VIDEO/ Operacion anti-drogë në Milano, kapet 30-vjeçari shqiptar me 2 kg kokainë

VIDEO/ Operacion anti-drogë në Milano, kapet 30-vjeçari shqiptar me 2 kg kokainë

16:21, 02/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Milanos ka vënë në pranga dy shtetas, një shqiptar dhe një maroken, të cilët u kapën në flagrancë me 22 kilogramë drogë, e llojit kokainë.

Lajmi është dhënë nga Kuestura e qytetit lombard, sipas së cilës, ditën e martë është arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, të cilit në pjesën e pasme të makinës policia i gjeti 2 kg kokainë.

Gjatë vazhdimit të hetimeve, forcat e rendit sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, 30 mijë euro dhe materiale të tjera për prodhimin e lëndës narkotike, raporton Syri.net.

Ndërsa ditën e djeshme u arrestua edhe një 31-vjeçar maroken të cilit iu kap një sasi prej 20 kg kokainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco