Vrasja në bllok/ Dorëzohet në polici i fejuari i Elvana Gjatës

Vrasja në bllok/ Dorëzohet në polici i fejuari i Elvana Gjatës

15:48, 02/03/2019
A+ Aa A-

Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës është dorëzuar në polici.

Mata akuzohet për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-blloku në muajin tetor të vitit 2018.

Prej që asaj dite Ervin Mata ishte shpallur në kërkim nga policia.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një sherri të ndodhur në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, ndërsa u plagosën disa persona.

Njoftimi i Policise se Tiranes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:
E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco