Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 20 vjet brug për vrasje. Emri

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 20 vjet brug për vrasje. Emri

11:28, 02/03/2019
A+ Aa A-

Eshtë ekstraduar nga Greqia një person i dënuar me 20 vjet burg,

Pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Ja njoftimi i policisë

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja me dhunë".

Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco