Epidemia e gripit në Kosovë, shkon në 11 numri i të vdekurve

Epidemia e gripit në Kosovë, shkon në 11 numri i të vdekurve

08:57, 02/03/2019

Një vajzë e moshës 10-vjeçare ka qenë viktima e fundit e cila ka ndërruar jetë më 25 shkurt të këtij viti si pasojë e gripit sezonal në vend. Vdekja e saj ishte konfirmuar nga Komiteti për Grip Sezonal, nga ku ishte thënë se ajo ka pasur edhe probleme kardiovaskulare. Përndryshe, 10-vjeçarja është viktima e 11-të që ka vdekur si pasojë e gripit në vend

Që nga muaji tetor i vitit 2018 e deri më tani 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit, derisa mbi 33 mijë qytetarë është raportuar të jenë të prekur me grip.

Më datën 25 shkurt të këtij viti viktimë e gripit kishte qenë edhe një 10-vjeçare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta "Zëri". 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se edhe pse të gjitha grupmoshat janë të prekura me grip, ka pasur tendencë të rritjes së numrit të fëmijëve të prekur me gripin sezonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco