Goditet me thikë gruaja shqiptarja me foshnje në karrocë, ndërhyjnë kalimtarët

Goditet me thikë gruaja shqiptarja me foshnje në karrocë, ndërhyjnë kalimtarët

08:39, 02/03/2019
A+ Aa A-

Një grua e re 29-vjeçare shqiptare u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Bolzanos, mëngjesin e së shtunës, e goditur me thikë nga partneri i saj gjatë një sherri në mëngjes.

Sipas disa dëshmitarëve, grindja ka shpërthyer në rrugën Vlaudia Augusta, kur  gruaja kishte dalë me foshnjen e saj disamuajshme në karrocë

Pas e goditi partneret e vet me thikë, burri, edhe ai shqiptar, tentoi të ikte, por disa kalimtarë e bllokuan dhe e mbajtën atë derisa erdhi Policia.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në Bolzano dhe iu nënshtrua një operacioni emergjent.

Sipas raporti të parë mjekësor, ajo nuk është në rrezik për jetën, por mbetet në gjendje të rëndë.

Agresori  i saj, 41 vjeç, u arrestua nga Policia. Hetimi tani po drejtohet nga Prokuroria e Bolzanos./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco