Shifra alarmante/ 16 vrasje vetëm në periudhën janar-shkurt

Shifra alarmante/ 16 vrasje vetëm në periudhën janar-shkurt

23:47, 01/03/2019
A+ Aa A-

Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt.

Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të 2018-ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017.

Për ish-drejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“ Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtett është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues”, ka thënë Elezi për Ora News.

Për fillimin e këtij viti, numri më i madh i vrasjeve është regjistruar në Tiranë me 6 viktima, ndërsa e dyta renditet Vlora me 4 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco