Vidhte banesa në Durrës, lihet në burg 19-vjeçari

Vidhte banesa në Durrës, lihet në burg 19-vjeçari

17:17, 01/03/2019

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “PERIFERIA”,  ka vënë në pranga në 19- vjeçarin me iniciale L. D, i cili akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë 19-vjeçari ka kryer grabitje në 5 banesa në disa lagje periferike të qytetit të Durrësit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Finalizohet operacioni “PERIFERIA”.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Në pranga  një 19 vjeçar si autor i dyshuar   i këtyre vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës si rezultat i një pune të mirëorganizuar kanë  arritur të dokumentojë me prova shkencore veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës  për 5 vjedhje të ndodhura më parë.

Në kuadër të operacionit të koduar “PERIFERIA”,  është  bërë ndalimi i  shtetasit L.D.,19 vjeç, banues në lagjen 14 Durrës, si autor i dyshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Si rezultat i hetimeve të kryera  dyshohet se ky shtetas   ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës  pesë vjedhje banesash , konkretisht:

Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur  me thyerje 5 banesa   ku ka marrë varese  floriri, televizorë,  fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale ” Vjedhja”, parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco