Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet autori

Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet autori

11:47, 26/02/2019
A+ Aa A-

Eshte arrestar nga policia personi i dyshuar për vrasjen  e Liri Xhepës në Sharrë.

Pak ditë më parë u gjet e pajetë në afërsi të liqenit të Sharrës në Tiranë një grua e qalluar me plumb në kokë.

Hetimet e policisë hodhën dyshime se krimi I rëndë mund të jetë kryer nga kunati i viktimës i cili është ndaluar gjatë ditës së sotme nga policia.

Konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008 për pronat. Madje në 2008 ajo ka shkuar në spital me shenja dhune në kokë por ka deklaruar se ka renë nga shkallët. Më pas policia ka zbuluar konfliktin dhe vetë gruaja ka treguar se është rrahur nga kunati. Ajo ka deklaruar në polici se ai e kishte kërcënuar me armë dhe me jetën e djemve. Pas këtij episodi ajo ka marrë edhe urdhër mbrojtje.

Gruaja, nënë e 4 djemve ishte e ve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Viktima kishte shenja dhune në trup dhe ishte qëlluar me 3 plumba.

Ja njoftimi i policisë për arrestimin

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës. Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco