Plagosja nga shkëputja e ashensorit, arrestohet tekniku, e kishte kontrolluar dy muaj më parë

Plagosja nga shkëputja e ashensorit, arrestohet tekniku, e kishte kontrolluar dy muaj më parë

09:26, 26/02/2019
A+ Aa A-

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u shkeput ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:

A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)

Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

githbo26/02/2019 09:40

vari lesht. show i zakonshem qe i pelqen e popullit idiot shqiptar. thua problem eshte certifikata e sigurise. se po te kishte certifikate, nuk do kishte difekt. mjer kujt i bie dhe e han

Shto koment

Denonco