Aksident i rëndë në Fier, makina bie në kanal, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Fier, makina bie në kanal, 4 të plagosur

22:02, 25/02/2019
A+ Aa A-

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Fratar të Mallakastrës.Një automjet ka dalë rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Njëri prej të plagosurve, më rëndë është nisur drejt kryeqytetin ndërkohë tre të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco