Ashensori shkëputet bashkë me 24-vjeçaren brenda/ Policia shoqëron administratorin e pallatit

Ashensori shkëputet bashkë me 24-vjeçaren brenda/ Policia shoqëron administratorin e pallatit

18:16, 25/02/2019
A+ Aa A-

Është shoqëruar në komisariat administratori i pallatit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, aty ku minuta më parë u aksidentua 24-vjeçarja.

24-vjeçarja, Denada Begaj mbeti e plagosur rëndë pasi ashensori i pallatit u shkëput nga kati I katërt në të parin.

Sipas informacioneve më të fundit, kabujt e ashensorit janë shkëputur duke bërë që ashensori të shkëputet bashkë me 24-vjeçaren Brenda.

Burime bëjnë ditur se 24-vjeçarja është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda. 

Ndërkohë po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet teknike të ashensorit dhe shkakun e rënies.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco