Zjarr në nënstacionin elektrik, rrezikohet gjithë rrjeti në Fushë-Krujë

Zjarr në nënstacionin elektrik, rrezikohet gjithë rrjeti në Fushë-Krujë

17:12, 25/02/2019
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në linjën e tensionit 6000 volt në Fushë-Krujë, i cili ka shkaktuar disa shkëndija ku më herët ksihte pësuar edhe një defect.

Zjarri ka rënë në ambjentet rrethuese të nënstacionit elektrik të Fushë-Krujës por që ndërhyrja në kohë e operatorit të turnit ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe evitimin e dëmëve që mund të ishin të mëdha.

Operatori ka ndërprerë për rreth 40 minuta energjinë elektrike të të gjitha linjave që furnizohen nga ky nënstacion, për të shmangur dëmtime në rrjet.

Ndërkohë mësohet se ka nisur puna për rregullimin e defektit dhe kthimin në normalitet të situatës me furnizimin me energji elektrike të qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco