FOTO/ Atentati në Korçë, zbardhet dëshmia e të riut: Ja për çfarë dyshoj

FOTO/ Atentati në Korçë, zbardhet dëshmia e të riut: Ja për çfarë dyshoj

12:13, 25/02/2019

Është zbardhur dëshmia e Mateo Aliko, 29-vjeç, i cili mbrëmjen e kaluar u bë shënjestër e një atentati në Korçë.

Burime kanë bërë të ditur Aliko ka pohuar se ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes.

‘Sapo jam futur në banesë. Kur kam dëgjuar të shtënat me armë kam dalë jashtë.

Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba. Nuk e di kush e ka bërë.

Kam patur konflikte me disa persona më herët.

Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite më parë. Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait.

Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time’.

Image

Ndërkaq po të njëjtat burime thonë se Aliko ka qenë mjaft nervoz në dhënien e dëshmisë. Policia ka marr dëshminë edhe të personave të cilat dyshohet se kanë pare autorët në momentin e ngjarjes./Fax

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco