Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

11:37, 25/02/2019
A+ Aa A-

Sot ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda  gjyqi ndaj Klement Balilit.

Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Ndërkohë kërkesa e parë që eshte shqyrtuar ka qenë gjykimi i shrurtuar për Balilin i  cili u vetëdorëzuar disa  jave më parë.

Mesohet se Gjykata ka pranuar kerkesen per gjykim të shkurtuar për Balilin.

Pretenca e prokurorisë është caktuar të jepet me 12 mars,

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë" "Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale" 

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco