Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Vrau shokun dhe e hodhi në humnerë, gjykata vendos ‘arrest me burg’ per autorin

Vrau shokun dhe e hodhi në humnerë, gjykata vendos ‘arrest me burg’ per autorin

11:22, 25/02/2019
A+ Aa A-

Roland Milo ka pranuar në gjykatë vrasjen e shokut të tij Sokol Rama i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë katër ditë më parë. Këtë Milo e ka pranuar në seancën e sotme gjyqësore teksa është njohur me masën e arrestit.

Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, ka dhënë masën e arrestit “burg pa afat” për Milon i cili do të duhet të qëndrojë pas qelive deri në fillimin e procesit gjyqësor. Séanca e sotme është organizuar nën masa të forta sigurie për shkak të specifikës që mbart dhe mundësisë së ndonjë veprimi hakmarrës nga ana e familjarëve të viktimës që janë nga fshati Mamaj i Tepelenës.

Për këtë qëllim, ishin organizuar forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të instaluara para Gjykatës së Faktit. Séanca ka zgjatur 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i cështjes Arben Pasho i cili ka lexuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve ku Sokol Rama kërkohej nga familjarët nga ku kulmoi në fund me vrasjen e tij prej Roland Milos.

Kjo është vërtetuar me prova të pakundërshtueshme nga ana e organit të akuzës, cka detyroi autorin e krimit të pranonte veprimin e kryer. Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën “burg pa afat” për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bëncës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco