Aksidenti, makina përfundon në kanal, shpëton shoferi Foto ilustruese

Aksidenti, makina përfundon në kanal, shpëton shoferi

09:50, 25/02/2019
A+ Aa A-

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal pranë saj.

Automjeti me targë AA703CR ka qenë duke qarkulluar në drejtim të qytetit të Elbasanit dhe pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga.

Dyshohet se autovetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, por fatmirësisht pas aksidentit drejtuesi i tij ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco