‘Skifterë’ në moshë të re, ndalohen 3 hajdutë në Fier

‘Skifterë’ në moshë të re, ndalohen 3 hajdutë në Fier

09:46, 25/02/2019
A+ Aa A-

Një numër i madh vjedhjes kishin ndodhur në Fier çka e ka bërë policinë e kësaj zone të intensifikonte punën për zbulimin e autorëve të këtyre ngjarjeve që ishin kthyer në një shqetësim serioz për banorët

Pas një pune intensive hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier zbardhën disa vjedhje të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e Fierit.

Si rezultat u ndaluan shtetasit: K.D, 18 vjeç, banues në Fier, O.L, 15 vjeç, banues në Fier dhe K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier të dyshuar si autorë të këtyre vjedhjeve.

Konkretisht, shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur: Një furr buke në lagjen “Apollonia”, Fier, portofolin e shtetases A.H në Lushnje, një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier, një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier, një telefon të markës “IPHONE 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier, disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier, një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier, një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco