Sherr femrash, shqiptari qëllon dy rumunë/ Ja ç’ndodh më pas

Sherr femrash, shqiptari qëllon dy rumunë/ Ja ç’ndodh më pas

23:14, 24/02/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar i identifikuar si Jeton N. 42-vjeç, është kapur nga policia në Austri gjatë një kërkimi në shkallë të gjerë, ku u desh edhe ndërhyrja me helikopter.

Ai akuzohet se ka plagosur dy rumunë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një kopsht shtëpie në Amstetten, të Austrisë.

42-vjeçari shqiptar i Kosovës goditi me pistoletë një 41 vjeçar rumun në stomak, si dhe plagosi lehtë një 25-vjeçar tjetër po rumun.

Pastaj Jeton N., u arratis, por u kap nga policia vetëm 70 minuta pas vrasjes. ‘60 zyrtarë dhe një helikopter policie ndërhynë në arrestimin e tij’, raportoi zëdhënësi i policisë Heinz Holub.

Image

Të tre burrat e njihnin njëri-tjetrin. Dyshimet janë se sherri mund të ketë ndodhur për një femër ose për arsye parash. Aktualisht, pritet që i dyshuari të merret në pyetje dhe të zbulohet edhe motivi i kësaj ngjarje.

Por shqiptari nuk flet mirë gjermanisht dhe është kërkuar ndihma e një përkthyesi. 42-vjeçari nga rrethi i Shën Polten është ende në paraburgim.

41-vjeçari rumun është operuar në spital dhe është në gjendje kritike, ndërsa 25-vjeçari u largua me lëndime të lehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco