Kush është mjeku që u godit me tullë/ Ja emri

Kush është mjeku që u godit me tullë/ Ja emri

21:04, 23/02/2019
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga ngjarja e paprecedentë e ndodhur përpara disa minutash në spitalin e Durrësit ku një mjek roje në këtë spital u dhunua nga dy të afërm të një pacienteje.

Bëhet fjalë për Gerald Kolën i cili ka marrë disa plagë në fytyrë ku sipas të të njëjtave burime është dhunuar duke e goditur me tullë në fytyrë nga dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.

Kola është dhunuar nga dy persona të cilët kishin dërguar për mjekim një familjare të tyre.

Fillimisht ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas kanë dhunuar mjekun ku njëri prej tyre e ka qëlluar me një tulle në fytyrë.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

katastrof23/02/2019 21:22

katastrof

Shto koment

Denonco