Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shqipëria e përfshirë nga acari, në Fier digjen kodrat me pemë

Shqipëria e përfshirë nga acari, në Fier digjen kodrat me pemë

19:49, 23/02/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Krapsit në Fier.

Flakët e zjarrit kanë nisur pasditën e kësaj të shtune dhe vijojnë të djegin pyllin me pisha në kodrat e Krapsit.

Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivët e zjarrëfikëses të cilët po luftojnë me flakët.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej disa hektarësh ndërsa ç’ka e bën të vështirë shuarjen e flakëve është terreni i vështirë dhe era e fortë

Në ndihmë te zjarrfikësve të Fierit po vijnë edhe efektiv të Patosit, duke konsideruar përmasat e mëdha të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco