Alarmi, po fryn suferinë në aksin Pukë- Shkodër, shoferë ndaloni makinën! Foto e shpërndarë nga bashkia Pukë

Alarmi, po fryn suferinë në aksin Pukë- Shkodër, shoferë ndaloni makinën!

14:41, 23/02/2019
A+ Aa A-

Shoferët që kanë ndër mend të qarkullojnë në aksin Pukë – Shkodër, paralajmërohen që ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur këtë rrugë për shkak të suferinës që po fryn dhe u rrezikon jetën.

Bashkia e Pukës ka bërë një apel në mesditë për të gjithë përdoruesit e aksit rrugor Pukë-Shkodër të evitojnë sa është e mundur qarkullimin. Në Qafë Qelë erërat e forta janë një kërcënim serioz për të gjithë llojet e automjeteve. Udhëtarët përgjatë këtij aksi të ulin shpejtësinë teksa lëvizin në këtë rrugë.

Nëse konstatoni se era po lëviz mjetin tuaj ndalojeni atë menjëherë. Kujdesuni që xhamat e mjetit tuaj të jenë të mbyllur plotësisht dhe evitoni vendosjen e mallrave sipër kabinës.

Për asnjë arsye mos ecni mbi 40 km/orë dhe shmangni çdo parakalim, pasi është mjaft e rrezikshmem,”përfundon njoftimi nga bashkia e Pukës.

Një paralajmërim të ngjashëm ka shpërndarë edhe bashkia Lezhë pak më herët,

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco