Xhenierët e FA 'ç’minojnë’ Pukën

Xhenierët e FA 'ç’minojnë’ Pukën

14:01, 23/02/2019
A+ Aa A-

Pas zbulimit nga punonjës të bashkisë në Pukë të një predhe të madhe është dashur ndërhyrja e specializuar për të bërë të mundur shkatërrimin e një sasie predhash, granatash dhe municionesh.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes thuhte se u dërgu urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht. Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.
 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco