Nuk i ndaloi policisë në Qafë Thanë, kapet në Elbasan delvinjoti me 3 kg hashash Foto ilustruese

Nuk i ndaloi policisë në Qafë Thanë, kapet në Elbasan delvinjoti me 3 kg hashash

11:28, 23/02/2019
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar nga sherbimet e policisë 41-vjeçari E.Ç. Ai nuk pranoi ti ndalonte një postblloku policor në Qafë Thanë dhe pas neutralizimit në Elbasan, efektivët i gjejnë dhe 3 kg drogë të dyshuar si canabis në makinë.

Burimet policore sqarojnë se: Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco