ARRSH: Borë në veri dhe juglindje, 4 akset rrugore ku ju duhen zinxhirë

ARRSH: Borë në veri dhe juglindje, 4 akset rrugore ku ju duhen zinxhirë

09:41, 23/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorur zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco