Makina përplaset me shtyllën/ Dy të plagosur në Kurbin

Makina përplaset me shtyllën/ Dy të plagosur në Kurbin

18:41, 22/02/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrethin e Kurbinit, ku një makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dy persona.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në zonën e Mamurrasit ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Nga aksidenti ka mbetur një 21-vjeçar, me inicialet L.D, banues në Lezhë dhe shtetasi A.K, 37 vjeç, banues në Kurbin, të cilët kanë qenë të dy në mjet.

Dy të plagosurit janë derguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Policia po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco