SHIFRAT/ Aksidentet vazhdojnë të vrasin, ja qyteti 'kampion' në Shqipëri

SHIFRAT/ Aksidentet vazhdojnë të vrasin, ja qyteti 'kampion' në Shqipëri

16:18, 22/02/2019
A+ Aa A-

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të vrasin moshat e reja. Këtë e thonë shifrat zyrtare të INSTAT, Instituti I Statistikave.

Sipas këtij të fundit, gjatë muajit janar të këtij viti janë shënuar 104 aksidente, ku numri më i lartë i aksidenteve është kryesisht nga moshat e reja 25 –35 vjeç, me një rritje me 30,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga shifrat zyrtare, ajo që bie në sy është fakti se nga të aksidentuarit gjatë muajit të parë të vitit ka një rritje të atyre me pasojë vdekjen krahasuar me 2018-ën.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore gjatë janarit krahasuar me janarin e vitit të kaluar ka ndodhur në Lezhë e më pas në Fier. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë e renditi Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë me 13.7 vdekje/ 100 mijë banorë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco