Vidhte pensionistët me dokumenta fallco, arrestohet postieri

Vidhte pensionistët me dokumenta fallco, arrestohet postieri

15:42, 21/02/2019
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit ka ndaluar postierin e postës të këtij qyteti, pasi akuzohet për  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bëhet fjalë për shtetasin J. Sh., 40 vjeç, që sipas policisë  "duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre".

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco