‘Çipuri’ qep gojën, gjykata e lë në 'arrest me burg'

‘Çipuri’ qep gojën, gjykata e lë në 'arrest me burg'

14:59, 21/02/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Armando Sulejmanin, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit të 17 shkurtit në Vlorë.

Armando Sulejmani duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë në lidhje me atentatin ku ai mbeti i plagosur dhe i vranë miqtë e tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

39-vjeçari nuk ka bërë asnjë deklarim para gjytarëve që i caktuan masën e sigurisë "arrest me burg".

Seanca u mbajt në spitalin e Vlorës, ku Sulejmani po trajtohet për dy plagët që mori në atentatin e 17 shkurtit në zonën e ujit të Ftohtë.

Prej aty ai do të do të transferohet direkt në qelitë e paraburgimit.

39-vjeçari i njohur edhe si Çipuri u arrestua të hënën pasi policia i gjeti një pistoletë pa leje, të cilën dyshohet se e ka përdorur gjatë atentatit që i bënë.

Ndërkohë Policia e Vlorës ka shoqëruar disa dhjetra persona në lidhje me krimin e rëndë, por ende nuk ka autorë të arrestuar.

Hetimet janë përqëndruar tek larja e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco