FOTO/ Kapet në Angli, kuksiani që vrau xhaxhain e tij

FOTO/ Kapet në Angli, kuksiani që vrau xhaxhain e tij

22:12, 20/02/2019
A+ Aa A-

Është arrestuar në Angli shqiptari Granit Shehu.

34-vjeçari në vitin 2015 ka vrarë djalin e xhaxhait të tij në zonën e Bathores.

Pas krimit ai ishte arratisur në Britaninë e Madhe dhe atje fshihej prej rreth 3 vitesh.

Sipas medieve britanike autori është vënë në pranga në Pickwick Terrace, Slough dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Milazim Shehut, më vitin 2015.

Sipas dosjes së Prokurorisë gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.

Emri Granit Shehut doli sërish në skenë 21 gusht të vitit 2018, pasi autoritetet Britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.

Image

Viktima Milazim Shehu dhe vendi i krimit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco