Dëshmia që fundosi vrasësin e 20-vjeçarit nga Shkodra/ 'Unë një shok që i them shok, nuk e ço me e vra'

Dëshmia që fundosi vrasësin e 20-vjeçarit nga Shkodra/ 'Unë një shok që i them shok, nuk e ço me e vra'

16:05, 20/02/2019
A+ Aa A-

Janë rrëfyer në seancen e 26 gjyqësore të akuzuarit për vrasjen e Hermes Beqiraj, ndodhur me 4 dhjetor te vitit 2017.
Përmes avokateve mbrojtës të akuzuarit, Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi kanë dhënë dëshmi kryesisht të ndryshme nga njeri tjetri ndonëse akuzohen për bashkëpunim.
Avokati i autorit të dyshuar Elvis Hoxhaj, Kreshnik Kolndreaj, deklaroi para trupit gjykues se, nuk ishte i mbrojturi i tij autori i vrasjes. 
Ai tha se Hoxhaj para grupit hetimor në momentin e arrestimit ka pranuar vrasjen duke treguar një fabul, pasi ishte nën presion psiokologjik. Sipas avokatit ai ishte presionuar për të pranuar një krim që nuk e ka bërë, por janë provat që hedhin poshtë akuzat.

“Ne momentin e arrestimit autorit nuk i jane gjetur as ne duar as fytyre shenja baruti, arma e gjetur nuk provon se krimi eshte bere permes saj, ndersa celula e telefonit eshte prova me e forte ku mbeshtet mbrojtja pasi kompanite e telefonit provojne se kur ka ndodhur vrasja Elvis Hoxha ka qene 15 km larg vendngjarjes", është shprehur avokati.


Ai kërkoi lirimin nga akuza vrasje me paramendim dhe kërkoi shpalljen i pafajshëm për akuzën vrasje me paramendim dhe vetëm dënimin për armëmbajtje pa leje për Elvis Hoxhën.


Por dëshmia e dhënë nga i pandehuri tjetër Ditmir Harifi e përcjellë nga avokatët Fatbardh Kadria dhe Anton Kosteri kanë fundosur të dyshuarin Elvis Hoxhaj.


Ai ka dhënë dëshmi teë detajuar rreth ngjarjes për të  cilin kerkoi desa herë falje dhe mëshirë duke mohuar kategorikisht se ka patur qëllim vrasjen e Hermes Beqirit me të cilin ishin shokë.


“Me Hermes Beqirin ishim shoke po ashtu dhe me Elvis Hoxhen. Parditen e dates 2 nentorit kam qene se bashku tek daja i Elvisit ne Gruemire te Malesise se Madhe me motorçiklete. Pasdite jemi nisur per kafe ne lagjen Kiras ku na priste Hermesi me shoke te tjere. Ai kishte blere motor sportiv dhe i kerkova te ma linte per ta provuar. Bera nje xhiro i vetem, me pas me Hermesin dhe pastaj serish vetem. Heren e fundit e mbusha me karburant me leket e mia dhe per kete kam deshmitar.


Kur u ktheva tek lokali Hermesi i kishte marre kapelen Elvisit dhe ky i fundit i kerkonte tia kthente. Debatuan ashper me njeri tjetrin, ne fund Hermesi ia ktheu por e fyu me fjale dhe e goditi me shkelm ne ije. Ne keto momente Elvisi me kerkon te ikim ne shtepi te merrnim lek per te paguar kafet pasi nuk kishte te holla mjaftueshem me vete. E marr dhe nisemi, me kerkon te ndalem prane nje kanali ku mesa kuptoj tani kishte fshehur nje arme te cilen une nuk e pashe pasi e ksihte futur nen xhakete dhe me kerkon te kthehemi serish tek lokali pasi kishte per ti thene dicka djemve.
Sapo kemi mberritur eshte ulur nga motori dhe ka qelluar ne drejtim te Hermesit duke e lene te plagosur rende e me pas ka nderruar jete ne spital. Menjehere pasi ka qelluar mbi Hermesin eshte drejtuar nga une me arme ne dore dhe me ka thene ec, ec. Nga frika dhe paniku per cfare kishte ndodhur kam ecur deri ne Rus dhe aty jemi ndare. Une nuk kam paramenduar vrasjen dhe nuk kam pasur asnje qellim apo perfitim nga ngjarja. Kam bere gabim trashanik me pasoja katastrofike per familjen e Hermes Beqirit . Kerkoj falje dhe meshire", ishte deklarata e Ditmir Harifit e lexuar nga avokati i tij Fatbardh Kadrija.

Ne fjalën e fundit dhënë për të pandehurit ka shpërthyer Elvis Hoxha i cili tha se “Unë një shok që i them shok, nuk e ço me e vra, kërkoj drejtësi”. Ndërsa Ditmir Harifi ka kërkuar vetëm mëshirë dhe falje.

Data 26 shkurt pritet të jetë edhe seanca e fundit për këtë çështje ku pritet të jepet edhe vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco