Torta e ditëlindjes me foton e kokainës fut në telashe shqiptarin

Torta e ditëlindjes me foton e kokainës fut në telashe shqiptarin

15:40, 20/02/2019
A+ Aa A-

Një tortë e dekoruar në mënyrë të veçantë në frigoriferin e një pastiçerie i ka rënë menjëherë në sy hetuesve të skuadrës së lëvizshme të Teramos. Dekorimi i tortës nxiste përdorimin e kokainës, ndërsa nuk mungonte një urim në gjuhën shqipe për shqiptarin që kishte ditëlindjen.

“Edhe 100 Biphe”, shkruhej në tortën e dekoruar me 500 euroshe, një kartë banke si ato që përdoren nga përdoruesit dhe pak kokainë, sigurisht të tëra pjesë e ëmbëlsirës së ditëlindjes.

Policia zbuloi se, torta ishte porositur për një shqiptar që ndodhej në arrest shtëpie, tek i cili arritën menjëherë agjentët duke e surprizuar në festën e ditëlindjes pasi në kundërshtim me dispozitat që kishin të bënin me arrestin shtëpiak, ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco