Çantat me drogë drejt Greqisë, prangosen 3 shqiptarë

Çantat me drogë drejt Greqisë, prangosen 3 shqiptarë

12:37, 20/02/2019

Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogë në kufi me Shqipërinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49 vjeç.

Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë.

Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23 vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantet. 36 vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobe për shkelje te ligjit mbi emigrantet dhe 49 vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobe për shkelje të ligjit mbi emigrantet.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment