Mori para për dhënje KEMP, arrestohet mjeku në Gramsh

Mori para për dhënje KEMP, arrestohet mjeku në Gramsh

12:00, 20/02/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e mjekut neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, Ç.Z 60-vjeç.

Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorit për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Policia sqaron se "ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij".

Këto para ai i mori me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të  mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco