FOTO/ I zhdukur prej 14 ditësh, gjendet i ekzekutuar

FOTO/ I zhdukur prej 14 ditësh, gjendet i ekzekutuar

13:34, 19/02/2019

Një 32-vjeçar është gjetur i vrarë në makinë e tij në vendin e quajtur ‘përroi i thellë’ në Këlcyrë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë kur kanë pikasur makinën në greminë.

Policia dyshon se Sokol Rama është ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës.

Viktima është person me precedent penal, ndërsa ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.

32-vjeçari Rama ishte nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe së bashku me shokun e tij, Roland Milo nga Frashëri i Përmetit, u deklaruan të zhdukur nga familjarët, që më datën 6 Shkurt.

Policia ka nisur hetimet dhe dyshimet e para janë se vrasja e 32- vjeçarit dhe zhdukja e shokut të tij, kanë lidhje me transportin e kanabisit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment