Që nesër devijon trafiku nga rruga nacionale Gjirokastër - Tepelenë - Tiranë

Që nesër devijon trafiku nga rruga nacionale Gjirokastër - Tepelenë - Tiranë

10:56, 19/02/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), do të zhvendoset në qytet për shkak të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut,

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

ARRSH njoftoi se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmangë qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco