Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Atentati mafioz në Vlorë/ Flasin dëshmitarët: Menduam se ishin fishekzjarrë, kur u afruam…

Atentati mafioz në Vlorë/ Flasin dëshmitarët: Menduam se ishin fishekzjarrë, kur u afruam…

21:36, 18/02/2019
A+ Aa A-

“Dëgjuam shumë të shtëna, menduam se ishin fishekzjarrë”. Keshtu kane deklaruar banorë të zonës, ku ndodhi atentati mafioz, ne Vlore, me dy viktima dhe nje te plagosur.

Ata janë ndjerë të frikësuar kur kanë dëgjuar breshëri armësh. “Dëgjuam zhurmë, por menduam se ishin fishekzjarrë. Pastaj kur pamë Policinë dhe u afruam, mësuam se çfarë kishte ndodhur. Nuk i njohim viktimat, pasi nuk janë nga kjo zonë. Kur pamë çfarë kishte ndodhur, është e frikshme”, shprehet një prej banorëve të zonës.

Shënjestër e atentatit ishte Armando Sulejmani, por viktimë mbetën kunati, Orest Rexho, 37 vjeç, dhe shoku, Arjan Hasanaj, 45 vjeç, nga Saranda.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës, ku të tre këta persona ndodheshin në një makinë tip “Pasat”, në momentin kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Nga plumbat, Hasani mbeti i vdekur brenda në makinë, ndërsa Rexho ka arritur të dalë nga makina, por është rrëzuar i pajetë vetëm dy metra larg saj. Ndërsa Sulejmani, i njohur ndryshe me pseudonimin “Çipuri”, ka arritur që të shpëtojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco