Vrasja e dyfishtë në Vlorë, më shumë se 15 persona të shoqëruar, ‘Çipuri’ ka marrë dy plumba

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, më shumë se 15 persona të shoqëruar, ‘Çipuri’ ka marrë dy plumba

10:12, 18/02/2019
A+ Aa A-

Më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës lidhur me atentatin e një ditë më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë, ku u vranë dy persona dhe u plagos një tjetër.

Mes të shoqëruarve janë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë patur konflikte të mëparshme. 

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur me shumë se 25 gëzhoja. 

Pasditen e 17 shkurtit, Armando Sulejmani, i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit në Vlorë, mbeti i plagosur në një atentat, ku dy persona të tjerë u vranë. 

42-vjeçari i njohur si Çipuri, mori dy plumba nga breshëria që i shkaktoi vdekjen kunatit Orest Rexho dhe mikut Arjan Hasani. 

Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si "Uji i Ftohtë" dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin. 

Disa kohë pas ngjarjes në Babicë u gjet një makinë e djegur, për të cilën ka dyshime se u përdor për atentatin. 

Policia ka ngritur një grup të posaçëm për ngjarjen, por nuk jep detaje për krimin e radhës që dyshohet se lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë.

Armando Sulejmani, personazh i njohur i krimit në Vlorë, i ka mbijetuar edhe një atentati më 23 maj të vitit 2016, kur u sulmua pranë shtëpisë me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur në krah. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco