Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë/ 3 të plagosur

Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë/ 3 të plagosur

17:55, 17/02/2019
A+ Aa A-

 Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Bulqizës. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën duke shkaktuar tre të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sipas mjekëve dy të plagosurit kishin marrë plagë të ndryshme në trup,por që janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që gjendja shëndetësore e të aksidentuarit tjetër është paraqitur më e rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Burime nga  policia lokale e Bulqizës, bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit, dhe humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco