Përfshirja e policëve në krime…Testet psikologjike të tyre nuk funksionojnë!

Përfshirja e policëve në krime…Testet psikologjike të tyre nuk funksionojnë!

16:53, 17/02/2019
A+ Aa A-

Ngjarjet e kohëve të fundit, ku një efektiv i Gardës vrau gruan e tij, apo dyshimi se një efektiv policie në Gruemirë ka ngacmuar seksualisht një të mitur ka vënë në pikëpyetje testin psikologjik që ata kryejnë për t’u bërë pjesë e forcave të rendit.

Sipas Sindikatës të Punonjësve të Policisë, rreth 70 % e efektivëve kanë mbistres në punën e tyre.

“Baza e një ndryshimi psikologjik të një punonjësi, është baza social ekonomike, duke filluar pastaj në lindjen e depresionit, dhuna ndaj fëmijëve, gruas, vetëgjyqësi dhe xhelozi. Elementi i stresit në Policinë e Shtetit është aq i lartë, sa mbi 70 % të punonjësve janë në stres për shkak të kushteve social ekonomike, në të cilën përballojnë jetesën”.

Por drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, gjatë pyetjeve të opozitë në Komisionin e Sigurisë tha se ka vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi kandidat për polic.

“Ne bëjmë teste psikologjie pasi është një nga kriteret për t’u futur në polici, por ka shumë vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi. Kur mbarojnë janë të ndarë se çfarë karakteri i përkasin, pasi bëhet ndarje për në terren dhe shikohet si bashkëpunojnë me të tjerët”.

Për këtë arsye, Fishta thotë se është e domosdoshme prezenca e psikologut edhe gjatë ushtrimit të detyrës nga efektivët.

“Një psikolog kemi në Forcat Speciale, por psikologu duhet të jetë në të gjitha strukturat për shkak të përgjegjësisë që ka sot një punonjës policie në realizimin e detyrës që ka, pasi është i armatosur, nëse nuk është normal nga gjendja psikologjike. Vetë ngjarjet e fundit tregojnë që prezenca e psikologut është mjaft e domosdoshme në strukturat e bazës dhe ato të qarqeve. Pasi t’i japësh armën një personi të papërshtatshëm me shenja skizofrenie, është njësoj si të vrasësh”.

Interesimit të Televizionit Klan, Ministria e Brendshme thotë se kandidatët për policë kalojnë pranë një komisioni të veçantë vlerësimi, ku përveç testimit me shkrim e gojë, si dhe atij fizik, ata vlerësohen edhe në testimin psikologjik dhe nëse këtë të fundit nuk e kalojnë, ata skualifikohen. Por vetëm pak ditë më parë, 44-vjeçari Alket Arapaj, efektiv i Gardës së Republikës e vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco