Kapet një gomone në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohet se do përdorej për transport droge

Kapet një gomone në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohet se do përdorej për transport droge

15:56, 17/02/2019
A+ Aa A-

Një gomone e fuqishme është zbuluar nga policia pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e Vjosës.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në grykëderdhje.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti do përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit, ndërkohë po kryen hetime për të gjetur pronarët e mjetit ujor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco