Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

U vra në Selanik, identifikohet shqiptari. Ja emri

U vra në Selanik, identifikohet shqiptari. Ja emri

13:55, 17/02/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar nga Lezha, i cili u gjet i vdekur në një pellg gjaku pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.

Viktima është identifikuar si shtetasi Mirash L., nga Talja e Lezhës, i cili jetonte prej vitesh në fshatin ku u gjet i vrarë.

Dyshohet se krimi ka të bëjë me dhunën e ushtruar në familje nga viktima.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin

rrugor kryesor të fshatit. Fytyra e tij kishte plagë të shumta.

Kjo ishte arsyeja kryesore që i bëri autoritetet që në fillim të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje.

Policia ka shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar, pasi dyshohet se mes tij dhe babait ka pasur një konflikt dhe më pas i riu ka qëlluar të atin duke e lënë të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco