FOTO/ Atentati në Fier, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Detaje

FOTO/ Atentati në Fier, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Detaje

23:36, 15/02/2019
A+ Aa A-

Hasmëria është pista kryesore që po hetohet nga policia dhe grupi i punës së prokurorisë Fier plagosja që u krye disa orë më parë 52-vjeçarit Edmond Fejzullahu.

Rreth orës 21:30 në Patos mbeti rëndë i plagosur me armë zjarri një 52-vjeçar. Personi i plagosur është Edmond Fejzullahu, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Mësohet se 52-vjeçari ka marrë dy plumba në kraharor nga 6 që u qëlluan mbi makinën që ai po udhëtonte.

Image

Fejzullahu ka pasur një aktivitet privat supermarket në hyrje të Patosit, por për shkak të vrasjes së të vëllait në Itali ai e mbylli aktivitetin duke u larguar, ndërkohë që edhe vilën që kishin në unazë të qytetit në Patos pranë lagjes Dukas e nxorën në shitje.

Ai ishte larguar familjarisht nga Patosi për shkak të ndonjë hakmarrje të mundshme dhe nuk dihej se ku banonte sikur nuk dihet edhe pse ka ardhur sot në Patos.

Atentati i kryer sot në mbrëmje ndaj tij tregon se i plagosuri është mbajtur nën vëzhgim nga autorët, por për fat i shpëtoi shënjestrës, vdekjes.

Policia ka marre të gjitha masat duke ngritur postblloqe në të gjitha kryqëzimet rrugore që të çojnë në daljet e qytetit Patosit, si dhe për Fier, Ballsh, Berat, Vlorë, etj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco