Tjetër plagosje me armë/ Sërish plumba në Fier

Tjetër plagosje me armë/ Sërish plumba në Fier

22:06, 15/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më pare në qytetin e Patosit, ku një 53-vjeçar ka mbetur I plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, 53-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Fierit.

I plagosuri ka dy plagë në kraharor, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21:15.

I plagosuri ka mbërritur vetë në spital, ndërsa raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco