Drogë dhe armë nga Shqipëria drejt Italisë, prokurorët e Leçes ‘kopsitin’ dosjen, 27 në pranga

Drogë dhe armë nga Shqipëria drejt Italisë, prokurorët e Leçes ‘kopsitin’ dosjen, 27 në pranga

20:55, 15/02/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Lecce-s ka mbyllur hetimet në një kohë rekord në lidhje me operacionin “Lulet e Pranverës” që u krye në mëngjesin e të mërkurës, ku u godit një grup italo-shqiptar që merrej me trafikimin e drogës dhe të armëve.

Në pranga u vunë 27 persona, 22 prej tyre janë në burg e 5 të tjerë me arrest shtëpie. Të hetuar janë edhe shtetas me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në provincën e Lecce-s, shkruan CorriereSalentino.it.

Prokurori i antimafias Federico Cafiero De Raho tha se aktiviteti i grupeve kriminale me origjinë nga Shqipëria është rritur së tepërmi kohët e fundit në Salento, që konsiderohet si “porta e lindjes”. Grupet kriminale e shfrytëzojnë atë për të sjellë drogë, e cila më pas çohet në vende si Gjermania, Zvicra dhe Holanda. Grupet e goditura kishin shefa shqiptarë, ndërkohë që italianët punonin për llogari të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco