Plagosën për vdekje biznesmenin grek, identifikohen autorët shqiptarë, emrat

Plagosën për vdekje biznesmenin grek, identifikohen autorët shqiptarë, emrat

18:43, 15/02/2019
A+ Aa A-

Anëtarët e bandës së hajdutëve shqiptarë, të arrestuar 4 vjet më parë për plaçkitje dhe vjedhjen e disa banesave në Attikë dhe të liruar kohët e fundit, u kthyen n krye të listës së të dyshuarve nga Policia për vrasjen e biznesmenit grek 52-vjeçar, Aleksandros Stamatiadis, në mëngjesin e 2 prillit 2018 në Kifissia.

Sot mediat greke transmetojnë se në bashkëpunim të ngushtë me Interpol dhe Europol, nga autoritetet greke dhe autoritete të disa vendeve, janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe arrestuar vrasësit e Aleksandros Stamatiadis.

Ata janë janë shqiptarët me inicialet T. K., i cili thuhet se është fshehur në Shqiperi, dhe ai me inicialet A.F., që është fshehur në një vend në Evropën Veriore.

Ndërkohë qeëautori i tretë eshte vrarë ne Kifissia, dhe 30-vjeçari me inicialet E. G, është i vetmi i arrestuar deri tani.

Policia e gjeti atë në Molebeck në Bruksel, i cili përdorte një identitet të rremë grek dhe po përgatitej të ikte në Angli.

52-vjeçari Stamatiadis, u plagos rëndë nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tij në Kifissia, dhe ndërroi jetë në spital rreth 19 ditë më vonë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco