Krimet e Rënda kërkojnë ndihmën e Interpolit, dyshohet se Suel Çela është jashtë…

Krimet e Rënda kërkojnë ndihmën e Interpolit, dyshohet se Suel Çela është jashtë…

12:55, 14/02/2019
A+ Aa A-

Gjykata për Krime të Rënda urdhëron kërkime të thelluara për njoftimin e Suel Çelës, mungesa e të cilit po shtyn hapjen e shqyrtimit gjyqësor të dosjes për ngjarjen e Elbasanit.

Gjatë seancës së sotme, gjykata tha se do të kërkohet ndihma e Interpol, për të bërë kërkimet, kjo pasi babai i Çelës, është shprehur se djali i tij është jashtë shtetit.

Pengesë për zhvillimin e kësaj seance u bë gjithashtu edhe mos njoftimi i dy punonjësve të policisë, të cilët janë në cilësinë e viktimës në proces.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco