Vrasje për Shën Valentin/ Policia jep detaje për krimin e rëndë

Vrasje për Shën Valentin/ Policia jep detaje për krimin e rëndë

10:44, 14/02/2019
A+ Aa A-

Autoritetet policore kanë identifikuar gruan, e cila mëngjesin e kësaj të enjteje u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës.

Bëhet fjalë për një 49-vjeçare, për të cilën policia jep vetëm inicialet, Lirie Xhepa.

Po sipas Policisë së Tiranës, gruaja është vrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

‘Nga këqyrjet në trup rezulton se shtetasja Lirie Xhepa, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të

marra ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco