Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

I dënuar me burg për jetë, gjykata liron Arben Frrokun

I dënuar me burg për jetë, gjykata liron Arben Frrokun

16:36, 12/02/2019
A+ Aa A-

I arrestuar në Holandë, Arben Frroku i dënuar me burg për jetë në Shqipëri për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Por ky është vetëm një fakt.

Gjykata e Hagës që ka vendosur mos ekstradimin, me vendimin e saj bën të mundur që Frroku të lihet i lirë e të mos vuajë dënimin në Shqipëri.

Sipas gjykatës, Arben Frrokut në Shqipëri i rrezikohet jeta pasi procesi i tij ka qenë politik, pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

Më parë gjykatat e Holandës kishin vendosur që ta ekstradonin Arben Frrokun drejt Shqipërisë, por vendimi i Gjykatës së Hagës ka bllokuar të gjithë procesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taku15/02/2019 18:41

Vret nje komisar policie dhe keta thone se eshte procesi politik? Po keta kane lajthitur fare ' me kete i Japin kurajo dhe kriminelve te tjere qe te beje te njejten gje, dhe kjo eshte shume e rrezikshme.

PATRIOTI DT 14 SHKURT 201914/02/2019 08:30

Vravi KOMISARIN e POLICISË kriminel Frroku dhe Gjykata e HAGËS e liron . Çudia më e madhe e shekullit. As që e ekstradon në SHqipëri ku është dënuar me burgim maksimal dhe është arratisur nga frika...O do të jenë PJERDHUR nga mëndja këta plakushët e Gj. së AGËS o ndryshe ka një kuptim tjetër kjo histori.....

Shto koment

Denonco