Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbardhet shkaku që çoi gardistin në krim: Më vjen keq për vajzën....

Zbardhet shkaku që çoi gardistin në krim: Më vjen keq për vajzën....

13:24, 12/02/2019
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa një gardist 44-vjeçar, Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Sipas dëshmisë së Alketit në polici, burime bëjnë të ditur, se ai ka deklaruar se e vrau gruan pasi dyshonte se e tradhëtonte.

“Gruaja më tradhëtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt.”– mësohet se është shprehur Alketi.

Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë.

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur. Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias të kryeqytetit dhe sipas fqinjëve, ata nuk dihet të kishin pasur konflikte mes tyre. Ai e vrau bashkëshorten me dy plumba, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Ndërkohë në një vështrim të parë në profilin e tij në Facebook, Arapaj shfaqet krah bashkëshortes dhe vajzës së tyre. Pikërisht këtë imazh, autori i vrasjes së 36-vjeçares e përshkruan me fjalët: “Jeta ka edhe gjëra të çmuara si familja”. Familja Arapaj ishin besimtarë myslimanë dhe 36-vjeçarja ishte e mbuluar me shami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Piter14/02/2019 15:47

E vrava se dyshoja se me tradhetonte? IDIOT

Shto koment

Denonco