37 vjeçari kapet në ‘aksion’ duke vjedhur banesën

37 vjeçari kapet në ‘aksion’ duke vjedhur banesën

13:11, 12/02/2019

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në fshatin Kuman të Fierit. 

Në pranga ra shtetasi me iniciale K.H., banues në Patos.

"K.H., dyshohet si autor  i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia,"-raporton policia. "Ai u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë në fshatin Kuman të Fierit."

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco